msh forcon sherbimet emergjente me 8 autoambulanca te reja per komunat 693c22ee46607

MSH forcon shërbimet emergjente me 8 autoambulanca të reja për komunat

December 12, 2025
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot marrëveshje me 8 komuna për furnizimin me 8 autoambulanca të reja. Me këtë shpërndarje, numri i autoambulancave të siguruara vetëm gjatë këtij viti arrin në 20, me vlerë rreth 600 mijë euro, të destinuara për komunat e vendit.

Sipas njoftimit nga MSH, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Arsim Berisha, dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të Përgjithshëm, Jahë Gecaj, theksuan se këto investime forcojnë kapacitetet emergjente në nivel lokal, rrisin sigurinë dhe shpejtësinë në qasje në shërbime shëndetësore .

“Në katër vitet e fundit, përmes investimeve të vazhdueshme, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar mbi 40 autoambulanca dhe mbi 30 vetura për vizita në shtëpi, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimet emergjente dhe duke garantuar ofrim të kujdesit shëndetësor sipas standardeve më të larta”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se në këtë ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues të komunave përfituese.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

le monde ukraina e gatshme te pranoje nje zone te demilitarizuar ne donbas 693c2202dbe13
Lajmi i mëparshëm

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

e dashura e ronaldos ne met gala me fustan nate te frymezuar nga princesha diana 693c243d04fc6
Lajmi i radhës

E dashura e Ronaldos në Met Gala me fustan nate të frymëzuar nga Princesha Diana

Të fundit nga

ShkoLartë