msh ben thirrje qe te respektohen rekomandimet per mbrojtjen e shendetit nga i

MSH bën thirrje që të respektohen rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit nga i nxehti

August 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 gusht – Me kthimin e temperaturave të larta në Maqedoninë e Veriut, nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit nga i nxehti. Nga Ministria thonë se nga periudha 8 gusht deri më 13 gusht 2025 do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave ditore.

“Temperatura të larta gjatë ditëve në vijim – Të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit

Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se, sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën prej 8 deri më 13 gusht, 2025 pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 39°C.

Me këtë rast, rikujtojmë rëndësinë e respektimit të rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta:

• Qëndroni në ambiente të mbyllura dhe të freskëta, veçanërisht në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00.

• Konsumoni mjaftueshëm lëngje, duke shmangur pijet alkoolike dhe ato të ëmbla.

• Vishni rroba të lehta dhe me ngjyrë të çelët, dhe përdorni mbrojtje për kokën dhe sytë.

• Shmangni aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës.

• Kushtoni vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna – këto grupe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.

• Në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose rrahje të shpejta të zemrës – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

• Shtyni aktivitetet në ambient të hapur gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

• Siguroni kushte mikroklimatike (ambient të freskët me temperaturë deri në 25°C) si në vendin e punës ashtu edhe në shtëpi.

Ministria po e ndjek me kujdes situatën në baza ditore dhe do të veprojë sipas vlerësimeve dhe nevojave”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

britania e madhe ministrja e strehimit jep doreheqjen u akuzua se deboi qiramarresit ne pronen e saj dhe rriti qirane 6895aadbcdf21
Lajmi i mëparshëm

Britania e Madhe, ministrja e Strehimit jep dorëheqjen. U akuzua se dëboi qiramarrësit në pronën e saj dhe rriti qiranë

dogji nje siperfaqe te madhe toke me peme frutore arrestohet autori ne kavaje 6895af8bc92ba
Lajmi i radhës

Dogji një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, arrestohet autori në Kavajë

Të fundit nga

Milani nuk është për titull! Jashari 74 minuta

Parma shkaktoi senzacion në “San Siro”, duke e gjunjëzuar me rezultat 1:0 Milanin. Kjo është fitorja më e bujshme e javës së 26-të në Kampionatin e Italisë. Futbollisti Ruben Loftus-Cheek u lëndua
ShkoLartë