mpps do te rriten per 20 pagat e punonjesve te institucioneve publike per mbrojtje sociale 68947bdc47c89

MPPS: Do të rriten për 20% pagat e punonjësve të institucioneve publike për mbrojtje sociale

August 7, 2025
1 minut lexim

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, nga njëra anë, dhe Sindikata e Punonjësve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare të Republikës së Maqedonisë (SAOGjShQ), e përfaqësuar nga kryetari, Trpe Deanoski, si dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SPAShK), e përfaqësuar nga kryetari Jakim Nedelkov, nga ana tjetër, sot zyrtarisht e nënshkruan Kontratën Kolektive për punonjësit e institucioneve publike për mbrojtje sociale, thuhet në njoftim.

“Me këtë Kontratë Kolektive mundësohet rritje pagash prej 20% për të gjithë punonjësit, përfshirë edhe drejtorët e institucioneve publike të mbrojtjes sociale, gjë që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të statusit të tyre material dhe motivimit për kryerjen profesionale të detyrave të përgjegjshme”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Përveç përfitimeve financiare, Kontrata i avancon edhe të drejtat e marrëdhënies së punës, i përforcon mekanizmat e mbrojtjes së punonjësve.

Po ashtu, e thellon dialogun social ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky kerkon takim balle per balle me putinin per ti dhene fund luftes 68947b6417cc0
Lajmi i mëparshëm

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës

policia ne ferizaj ndeshkon dy kompani te autobuseve per shkelje te rregullave te trafikut 68947c53a508c
Lajmi i radhës

Policia në Ferizaj ndëshkon dy kompani të autobusëve për shkelje të rregullave të trafikut

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë