mpjd mos kaloni neper serbi 6a4c22d513643

MPJD: Mos kaloni nëpër Serbi

July 6, 2026
1 minut lexim

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe ta shmangin kalimin përmes Serbisë.

Sezoni i pushimeve ka shtuar ndjeshëm numrin e mërgimtarëve drejt Kosovës që kalojnë nëpër Serbi. Para pak ditësh autoritetet serbe arrestuan Osmam Selmanin nën dyshimet e Serbisë për krime lufte të pretenduara në vitin 1999.

Nga kjo pikë kufitare kalojnë dhjetëra mijëra bashkatdhetarë tanë, viteve të fundit janë shënuar edhe incidente të shumta, që kryesisht kanë të bëjë me kontrolla më të zgjatura dhe marrja në pyetje.

Vetëm Brenda dy viteve të fundit janë raportuar edhe arrestime që kryesisht lidhen me akuza mbi thyerjen e rendit kushtetues të republikës së Serbisë.

Për këtë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, ai thotë se duhet pasur kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon që mërgimtarët të përdorin rrugë alternative për ardhje në Kosovë.

MPJD vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë, duke pasur parasysh rastet e përsëritura të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe.

Sipas MPJD përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, monitoron dhe trajton çdo rast të raportuar nga qytetarët ose familjarët e tyre dhe njoftuar vazhdimisht delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

snopce ash deshiron qe diaspora te votoje si elektronikisht ashtu edhe me poste por nuk i mbeshtesim tre zonat zgjedhore te posacme 6a4c0c4d56505
Lajmi i mëparshëm

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

fier nisin hetimet per incidentin e rende ku tri te mitura e rrahin dhe e filmojne nje bashkemoshatare 6a4c23542d42e
Lajmi i radhës

Fier: Nisin hetimet për incidentin e rëndë, ku tri të mitura e rrahin dhe e filmojnë një bashkëmoshatare

Të fundit nga

ShkoLartë