mpj maqedoni konsullata eshte ne komunikim me familjen e vajzes se ndjere ne itali 68629b24800e1

MPJ-Maqedoni: Konsullata është në komunikim me familjen e vajzës së ndjerë në Itali

June 30, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së njoftoinse Konsullata e jonë në Venecia u njoftua për një ngjarje tragjike që ndodhi më 29 qershor, në “San Giacomo di Pederoba”, pranë Trevizos, përgjatë brigjeve të lumit Piave, në të cilën humbi jetën një vajzë nëntëvjeçare, me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Konsullata është në komunikim të rregullt me ​​familjen e të ndjeres, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportimin e mbetjeve mortore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

Gazeta “La Tribuna di Treviso” raportoi se vajza, Adna Islam, me origjinë nga RMV dhe banore e Cavaso del Tomba, ishte me familjen e saj, prindërit Ihmet dhe Naila dhe vëllain dhe motrën më të vogël, në një pushim pasdite përgjatë brigjeve të lumit Piave.

“Adna e vogël po luante në shkëmbinj me vajza të tjera kur rrëshqiti dhe ra në lumë dhe u zhduk menjëherë, e rrëmbyer nga rryma e ujit”, shkruan gazeta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb ne gjevgjeli nis iniciativen vozit i pushuar 686297dcb5a68
Lajmi i mëparshëm

MPB në Gjevgjeli nis iniciativën “Vozit i pushuar”

universiteti i pejes shenon rritje te cilesise akademike arritje nga monitorimi i orca s 68629b9c478d9
Lajmi i radhës

Universiteti i Pejës shënon rritje të cilësisë akademike, arritje nga monitorimi i ORCA-s

Të fundit nga

ShkoLartë