mpb sekuestrohen mbi shtate mije mjete piroteknike ne shkup 6936d29115665

MPB: Sekuestrohen mbi shtatë mijë mjete piroteknike në Shkup

December 8, 2025
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas një aksioni për parandalimin e shitjes së paligjshme të mjeteve piroteknike, janë sekuestruar 7.107 copë mjetesh piroteknike në Bit Pazar të Shkupit, ndërsa po kërkohen personat që i shisnin

Nga MPB thonë se do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e tregtisë së paligjshme me mjete piroteknike.

“Sot (08.12.2025), punonjës policie nga SPB Shkup – rajoni i Qendrës dhe “Bit Pazarit”, në hyrje të “Bit Pazarit” , gjetën 7.107 copë të mjetesh piroteknike të vendosura në tri stenda të improvizuara.

Mjetet piroteknike janë sekuestruar dhe po ndërmerren masa për gjetjen e personave që i shisnin, pas së cilës do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

siljanovska davkova le ta bejme maqedonine nje vend te mire te drejte dhe dinjitoz per te jetuar 6936cb77c6543
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska-Davkova: Le ta bëjmë Maqedoninë një vend të mirë, të drejtë dhe dinjitoz për të jetuar

vrasja e gjyqtarit kalaja xhaxhai i elvis shkambit i drejtohet gjykates se apelit kerkon zbutjen e mases se sigurise 6936d498276d7
Lajmi i radhës

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet Gjykatës së Apelit, kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë