mpb qytetaret te mos hapin mesazhet e rreme ne emer te drejtorit te bsb se 691219bb6abcf

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhet e rreme në emër të drejtorit të BSB-së

November 10, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se disa qytetarë kanë marrë mesazhe të rreme nga persona që paraqiten rrejshëm në emër të Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSB), lidhur me një hetim të pretenduar.

Në këto mesazhe thuhet se qytetari duhet të paraqitet brenda 24 orëve në një stacion policor ose të dërgojë përgjigje përmes e-mail-it, pasi ai/ajo dyshohet për një seri veprash penale, si pornografia me të mitur, pedofilia dhe trafikimi i drogës.

“MPB njofton qytetarët se këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga BSB-ja. Ky është një përpjekje klasike mashtrimi me qëllim për të marrë të dhënat personale të qytetarëve dhe për t’i përdorur më tej në mënyrë të paligjshme. Ftesat për procedura hetimore nga MPB nuk dërgohen përmes e-mail-i”, theksohet në njoftim.

Ministria apelon që qytetarët të mos hapin këto mesazhe, të mos kontaktojnë dërguesin dhe të mos ndajnë kurrsesi të dhënat personale që kërkojnë mashtruesit.

“Gjithashtu, apelojmë që të mos hapen lidhjet ose skedarët e bashkangjitur në çdo e-mail nga dërgues të panjohur, për të mbrojtur sistemin tuaj kompjuterik nga softueri i dëmshëm.”, përfundon njoftimi i MPB-së.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si ta kuptoni se partneri juaj po mendon per dike tjeter 6912103211e5b
Lajmi i mëparshëm

Si ta kuptoni se partneri juaj po mendon për dikë tjetër?

valbon limani emerimi i nje personi te besueshem qeveritar eshte jokushtetues 691220d719039
Lajmi i radhës

Valbon Limani: Emërimi i një “personi të besueshëm qeveritar” është jokushtetues

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë