mpb privohet nga liria 22 vjecari nga gjevgjelia dyshohet per prodhim dhe qarkullim te substancave narkotike 688e8d2d26dd9

MPB: Privohet nga liria 22 vjeçari nga Gjevgjelia, dyshohet për prodhim dhe qarkullim të substancave narkotike

August 3, 2025
1 minut lexim

 NJPB Gjevgjeli deri te Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka paraqitur kallëzim penal ndaj S.M.I. (22) nga Gjevgjelia, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogërave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve” sipas nenit 215 dhe veprës penale “marrja ose shkatërrimi i vulës apo shkresës zyrtare” sipas nenit 390 të Kodit Penal.

Siç bëri të ditur MPB, më 01.08.2025, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli, bazuar në një urdhër gjykate, është kryer kontroll në banesën e S.M.I., ku janë gjetur 27 gram kokainë, një peshore digjitale me mbetje kokainë dhe sende të tjera me mbetje kokainë.

“Para fillimit të kontrollit, domethënë në momentin kur nëpunësit policorë i shpjegonin të dyshuarit përmbajtjen e urdhrit të kontrollit, i cili i ishte dorëzuar edhe një kopje atij, ai në mënyrë të paligjshme mori dhe kopjen e dytë të urdhrit, e cila përmbante vulën zyrtare, dhe e grisë atë”, bëjnë të ditur nga MPB.

Personi është mbajtur në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli. Pas paraqitjes së kallëzimit, ai është paraqitur para gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gjevgjeli, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dronet ukrainas godasin disa rajone ne rusi 688e8c98819e0
Lajmi i mëparshëm

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

policia sekuestron 73 motocikleta ne kuader te planit siguria ne trafik 688e8da55167c
Lajmi i radhës

Policia sekuestron 73 motoçikleta në kuadër të planit `Siguria në trafik`

Të fundit nga

CNN: Trump nis operacionin kundër mashtrimit me votat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka urdhëruar Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) të nisë një shqyrtim mbarëkombëtar të mashtrimeve të mundshme me votuesit që përfshijnë shtetas amerikanë të natyralizuar, raportoi CNN
ShkoLartë