mpb privohen nga liria 12 persona nga gjevgjelia u jane gjetur substanca narkotike 6884af876471c

MPB: Privohen nga liria 12 persona nga Gjevgjelia, u janë gjetur substanca narkotike

July 26, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë privuar nga liria 12 persona në rajonin e Gjevgjelisë.

Sipas njoftimin të MPB-së, tek personat e arrestuar janë gjetur substanca narkotike.

“Më 25/26.07.2025 gjatë periudhës prej 22.00 deri në ora 03.00 në rrugën lokale prej fshatit Miravcë drejt vendit të quajtur “Bel Raj”, Gjevgjeli, nëpunësit policorë nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria B.J.(25), S.N., M.K.(31), N.M.(20), A.I.(24), F.P.(22) dhe D.B. (34) që të gjithë nga Shkupi, G.A. (21) dhe T.J. (38) që të dy nga Kavadari, K.P.(21) nga Negotina, P.Z.(38) nga Radovishi dhe E.J.(22) nga Berova. Në tetë raste të ndryshme, gjatë kontrollit të personave apo në vetura në të cilat kanë qenë, është gjetur marihuanë dhe katër tableta me ngjyrë vjollcë”, njofton MPB-ja.

Nga MPB shtojnë se për rastet është njoftuar Prokuroria Publike e Gjevgjelisë dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nese nje grua ka nje shpirt te bukur ajo pothuajse gjithmone shfaq keto tipare te dallueshme 6884ab68de987
Lajmi i mëparshëm

Nëse një grua ka një shpirt të bukur, ajo pothuajse gjithmonë shfaq këto tipare të dallueshme

mickoski shkupi sot eshte simbol i rezistences dhe solidaritetit 6884b4ac1cd73
Lajmi i radhës

Mickoski: Shkupi sot është simbol i rezistencës dhe solidaritetit

Të fundit nga

ShkoLartë