mpb pa goma dimerore dhe zinxhire ska qarkullim nga 15 nentori 69144c3498552

MPB: Pa goma dimërore dhe zinxhirë, s’ka qarkullim nga 15 nëntori

November 12, 2025
min lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga data 15 nëntor deri më 15 mars, në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 169/15, 226/15, 55/16, 11/18, 83/18 dhe 191/18), si dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 70/19, 98/19, 302/20, 122/21, 33/24, 208/24 dhe 193/25), të gjitha automjetet që marrin pjesë në qarkullimin publik duhet detyrimisht të posedojnë pajisjet e përcaktuara dimërore.

Sipas dispozitave të Rregullores për pajisjet e detyrueshme të automjeteve (“Gazeta Zyrtare nr. 31 nga viti 2010”), pajisje dimërore për automjetet motorike konsiderohen:

Për automjetet motorike deri në 3.500 kg:

  • Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shollës (profilit) prej 4 mm në gjithë sipërfaqen e kontaktit;

  • Goma verore në të katër rrotat me të paktën 4 mm thellësi, nëse automjeti mban në pajisje zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose mjete të tjera ndihmëse të ngjashme.

Për automjetet me tërheqje në të katër rrotat (4×4):

  • Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 6 mm;

  • Goma verore në të katër rrotat me thellësi prej të paktën 4 mm, nëse automjeti mban zinxhirë bore. Në rast të tërheqjes së përhershme, zinxhirët duhet të vendosen të paktën në boshtin e pasmë, ndërsa në rast të tërheqjes së përfshirë sipas nevojës, në boshtin që është aktiv në mënyrë të përhershme.

Për automjetet mbi 3.500 kg:

  • Goma dimërore në rrotat lëvizëse, me thellësi minimale të profilit prej 6 mm;

  • Goma verore në të katër rrotat me të paktën 4 mm thellësi, nëse automjeti mban zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera ndihmëse;

  • Autobusët dhe automjetet e ngarkesës që, për arsye teknike, nuk mund të vendosin zinxhirë bore në rrotat lëvizëse, duhet të kenë goma dimërore në to dhe mjete ndihmëse – lopatë.

Gomat dimërore janë ato që në anën e tyre kanë shënimin “MS”, “M+S”, “M & S” dhe simbolin e borës mbi një mal me tre maja.

Sipas rregullores për pajisjet e detyrueshme të automjeteve, ndalohet përdorimi i gomave me gozhda në qarkullimin rrugor.

MPB apelon tek drejtuesit e mjeteve që të respektojnë detyrimin ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore, pasi kështu sigurohet zhvillimi i qetë dhe i sigurt i komunikacionit në kushte dimërore.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thashethemet ne vendin e punes si ti trajtojme 691442b2c1354
Lajmi i mëparshëm

Thashethemet në vendin e punës, si ti trajtojmë?

qarkullimi neper rruge zhvillohet pa pengesa neper trasa kryesisht te thata 6914534f2398d
Lajmi i radhës

Qarkullimi nëpër rrugë zhvillohet pa pengesa, nëpër trasa kryesisht të thata

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë