mpb nepunes policor shpetojne kater persona nga nje varke e demtuar ne liqenin e ohrit 6861ba200a682

MPB: Nëpunës policor shpëtojnë katër persona nga një varkë e dëmtuar në Liqenin e Ohrit

June 30, 2025
1 minut lexim

Nëpunës policor kanë shpëtuar katër persona nga një varkë në Liqenin e Ohrit, pasi një pjesë e mjetit lundrues u dëmtua për shkak të kushteve të këqija të motit, kumtoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Mbrëmë në orën 19:30, në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare – ‘Liqeni i Ohrit’ është raportuar se njerëz nga një mjet lundrues që ndodhej në ujërat e Liqenit të Ohrit, rreth 2.5 kilometra nga bregu i liqenit përballë autokampit ‘Izvidniçki’, kërkojnë ndihmë.

Nëpunësit e policisë me një motoskaf zyrtar janë nisur menjëherë drejt lokacionit, ku katër persona u panë në një varkë me vela duke kërkuar ndihmë. Janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe personat në mënyrë të sigurt janë transportuar në stacionin e policisë në kanalin e ‘Studençishtës’”, kanë thënë nga MPB-ja.

Në mënyrë të sigurt është nxjerrë edhe varka e cila për shkak të kushteve të këqija të motit me erëra të forta dhe valëve ishte dëmtuar, pasi personi që drejtonte varkën kishte humbur kontrollin e mjetit lundrues.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

europa digjet nga i nxehti ekstrem 46c ne spanje ngrihet alarmi per shendetin ne shume shtete 6861b3cbb08a7
Lajmi i mëparshëm

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

ngjarjet per diten e neserme 6861ba97a3ea0
Lajmi i radhës

Ngjarjet për ditën e nesërme

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë