mpb nepunes policor shpetojne kater persona nga nje varke e demtuar ne liqenin e ohrit 6861ba200a682

MPB: Nëpunës policor shpëtojnë katër persona nga një varkë e dëmtuar në Liqenin e Ohrit

June 30, 2025
1 minut lexim

Nëpunës policor kanë shpëtuar katër persona nga një varkë në Liqenin e Ohrit, pasi një pjesë e mjetit lundrues u dëmtua për shkak të kushteve të këqija të motit, kumtoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Mbrëmë në orën 19:30, në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare – ‘Liqeni i Ohrit’ është raportuar se njerëz nga një mjet lundrues që ndodhej në ujërat e Liqenit të Ohrit, rreth 2.5 kilometra nga bregu i liqenit përballë autokampit ‘Izvidniçki’, kërkojnë ndihmë.

Nëpunësit e policisë me një motoskaf zyrtar janë nisur menjëherë drejt lokacionit, ku katër persona u panë në një varkë me vela duke kërkuar ndihmë. Janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe personat në mënyrë të sigurt janë transportuar në stacionin e policisë në kanalin e ‘Studençishtës’”, kanë thënë nga MPB-ja.

Në mënyrë të sigurt është nxjerrë edhe varka e cila për shkak të kushteve të këqija të motit me erëra të forta dhe valëve ishte dëmtuar, pasi personi që drejtonte varkën kishte humbur kontrollin e mjetit lundrues.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

europa digjet nga i nxehti ekstrem 46c ne spanje ngrihet alarmi per shendetin ne shume shtete 6861b3cbb08a7
Lajmi i mëparshëm

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

ngjarjet per diten e neserme 6861ba97a3ea0
Lajmi i radhës

Ngjarjet për ditën e nesërme

Të fundit nga

Ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Për javën e ardhme parashikohet të jetë me diell dhe vranesira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre ditëve temperaturat minimale do të lëvizin nga
ShkoLartë