mpb ne maqedoni te veriut po punojme per shuarjen e zjarrit ne piken kufitare hani i elezit bllace 686e789fe0b05

MPB në Maqedoni të Veriut: Po punojmë për shuarjen e zjarrit në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë

July 9, 2025
1 minut lexim

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve atje që të mos i drejtohen pikës kufitare Bllacë-Han i Elezit, kjo pasi sërish ka ndezje të zjarrit në atë zonë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë duke punuar me të gjitha institucionet kompetente për shkuarjen e zjarrit.

Poashtu, edhe Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në Kosovë ka bërë thirrje që të mos nisen qytetarët për në atë zonë, pasi është ndërprerë qarkullimi në këtë pikë kufitare me Maqedoninë e Veriut.

“Ministria e Brendshme njofton publikun se për shkak të rindezjes së zjarrit në afërsi të Bllacës, trafiku në pikën kufitare Shkup-Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dyja drejtimet, si dhe është mbyllur edhe pika kufitare e Bllacës. Ministria e Brendshme, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, po merr masa për shuarjen e zjarrit”.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos drejtohen drejt Stacionit Policor të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilin do ta informojmë publikun përkatësisht”, thuhet në njoftimin e MPB-së, sipas Alsat.mk.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

valbon limani ben homazhe per deshmoret e 9 korrikut jane ndergjegje qe nuk duhet te harrohen kurre 686e75578c37b
Lajmi i mëparshëm

Valbon Limani bën homazhe për dëshmorët e 9 Korrikut: “Janë ndërgjegje që nuk duhet të harrohen kurrë”

edona hap letrat ja perse u largova nga kosova 686e7a4401123
Lajmi i radhës

Edona hap letrat: Ja përse u largova nga Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë