mpb mbi 50 mije qytetare kane te pakten nje ndalese per te drejtuar makinen 698401bb44103

MPB: Mbi 50 mijë qytetarë kanë të paktën një ndalesë për të drejtuar makinën

February 5, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka statistika me shkelësit më ekstremë të rregullave në trafik. Vetëm në 4 vitet e fundit 55. 405 shoferëve u janë shqiptuar të paktën nga 1 ndalesë për drejtim të automjetit, prej tyre 677 shoferë kanë nga 4 ndalesa, 291 shoferë kanë nga 5 ndalesa, ndërsa dy shoferë kanë madje deri në 40 ndalesa për drejtim të automjetit për shkak të shkeljeve në trafik.

“Numri i qytetarëve që kanë vendim gjyqësorë për ndalesë për drejtimin e automjetit është 1.863. Me katër ndalesa janë 677 qytetarë, me pesë ndalesa janë 291 ndërsa dy janë me nga 40 ndalesa”, tha Goce Andreevski, MPB.

Për shumicën prej këtyre personave sipas ligjit të ri për kundërvajtje në trafik, parashikohet ndalesë të vlefshmërisë së lejes së vozitjes. Në nenin 4 paragrafin 4 të këtij ligji, ky sanksion vijon nëse brenda 4 vitesh shoferët akumulojnë të paktën 3 ndalesa për drejtim të automjetit.

Neni 4 paragrafi 5 “Gjykata do të shqiptojë sanksion ndalesë të vlefshmërisë së patentës së shoferit për shkeljen e bërë në trafik për të cilën është paraparë sanksion ndalesë për drejtimin e automjetit, nëse shoferi në katër vitet e fundit ka së paku 3 sanksione kundërvajtëse të plotfuqishme- ndalesë për drejtim të automjetit të të njëjtës kategori. Llogaritet nga dita e vendimit të plotfuqishëm për sanksionin e parë kundërvajtës.”

“Gjykata shqipton ndalesë së vlefshmërinë e patentës nëse janë bërë 3 ndalesa për drejtim brenda 4 vitesh
Këta shkelës janë tashmë të evidentuar në sistem, dhe në momentin që do ta dalin në trafik në mënyrë automatike do të detektohen nga sistemi inteligjent “Safe City” .

Për të gjithë këta persona ka dosje me numra referent, por mbetet e paqartë nëse të njëjtat do të interpretohen direkt si padi penale, nëse shkojnë te policia e qarkullimit rrugorë apo direkt në stacionin policor ku kapen e ku rrjedhimisht hapet lëndë nga prokurori. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeziu kushtetuesja nuk ka parashikuar mase nese nuk zgjidhet kandidati i listes serbe 6983d3efe8dda
Lajmi i mëparshëm

Kryeziu: Kushtetuesja nuk ka parashikuar masë nëse nuk zgjidhet kandidati i Listës Serbe

madonna behet nostalgjike kujton periudhen me ikonike te karrieres se saj dhe kercen nen ritmet e thief of hearts 698403f7d9833
Lajmi i radhës

Madonna bëhet nostalgjike, kujton periudhën më ikonike të karrierës së saj dhe kërcen nën ritmet e “Thief of Hearts”

Të fundit nga

Monaco merr një vendim për Pogban

AS Monaco ka marrë një vendim të rëndësishëm duke përjashtuar Paul Pogban nga lista e skuadrës për Ligën e Kampionëve. Mesfushori francez ka pasur një sezon tejet të vështirë, pasi deri më
ShkoLartë