mpb maqedonia e veriut pjese e aksionit nderkombetar kunder trafikimit me njerez 68718c0e57622

MPB: Maqedonia e Veriut pjesë e aksionit ndërkombëtar kundër trafikimit me njerëz

July 12, 2025
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar (ОА) 3.5 JAD Global Chain.

Siç njoftojnë nga MPB, në operacioni që kishte për qëllim parandalimin e trafikimit me njerëz dhe emigracionin e paligjshëm, morën pjesë 43 shtete dhe institucione si Europol, Interpol dhe Fronteks, ndërsa në Varshavë të Polonisë u vendos qendra koordinuese.

Njoftimi i plotë nga MPB:

Në total, lidhur me këto vepra penale janë arrestuar tetë persona, ndërsa shtesë, në rajonin e Tetovës është arrestuar edhe një person ndaj të cilit më parë ishte shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar (red notice) nga Republika e Sllovakisë për vepër penale – “trafikim me njerëz”. Gjithashtu, janë zbuluar nëntë viktima të trafikimit, prej të cilëve gjashtë janë persona nën moshën 18-vjeçare (të mitur), ndërsa tre janë mbi 18 vjeç. Është sekuestruar një pistoletë e markës “Smith & Wesson SW 1911″ dhe gjashtë plumba kalibri 45 mm, të cilët pronari i posedonte pa leje të duhur, për çka është ngritur procedurë penale. Njëkohësisht, janë paraqitur një numër i madh i kallëzimeve për kundërvajtje në përputhje me Ligjin për të Huajt, për shkak të qëndrimit të parregullt të të huajve në RMV apo për abuzim me qëndrimin, si dhe kallëzime për kundërvajtje ndaj disa subjekteve juridike për shkelje në punë (punëtorë të paregjistruar, mosrespektim të orarit të punës, kushte të paplotësuara për punë, dhe të tjera).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben fetai prezanton ne kumanove planin operativ per punesim 2025 40 milione euro per mbi 16 000 qytetare 687188c6b1aed
Lajmi i mëparshëm

Arben Fetai prezanton në Kumanovë Planin Operativ për Punësim 2025: 40 milionë euro për mbi 16.000 qytetarë

lily allen provokon me te brendshme te kuqe tregon me krenari rezultatet e operacionit te gjoksit 68718db268099
Lajmi i radhës

Lily Allen provokon me të brendshme të kuqe, tregon me krenari rezultatet e operacionit të gjoksit

Të fundit nga

ShkoLartë