mpb ja me apel zjarret shkaterrojne natyren dhe rrezikojne jeten 686916f4d7af9

MPB-ja me apel: Zjarret shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën

July 5, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent iu ka bërë  thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.

Në thirrjen e saj të cilën e ka shpërndarë Ministria e Punëve të Brendshme theksohet se zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Mes tjerash kjo agjenci duke bërë thirrje për kujdes thotë se zjarrvëniet janë vepër penale.

“Vlen të theksohet dhe t’iu bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj”.

“Çdo person që shkakton zjarr, duke dëmtuar pronën publike apo private, ose duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin, përballet me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundon me sukses projekti infrastrukturore ne rrugen dizhon 17 ne cair 6869133577d99
Lajmi i mëparshëm

Përfundon me sukses projekti infrastrukturore në rrugën “Dizhon 17” në Çair

gjesti me pagesa peseshifrore ne koncerte 6869182113684
Lajmi i radhës

Gjesti me pagesa pesëshifrore në koncerte?

Të fundit nga

ShkoLartë