mpb dy te arrestuar dhe pese te thirrur per blerje votash 68f4e074342c5

MPB: Dy të arrestuar dhe pesë të thirrur për blerje votash

October 19, 2025
1 minut lexim

Dy persona janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë thirrur në bisedë informative nga policia, në lidhje me veprën penale të blerjes së votave gjatë zgjedhjeve.

“Sot, rreth orës 09:00, në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria B.H. (72) dhe D.S. (36), të dy nga Krusheva, për shkak të dyshimit për përfshirje në veprën ‘blerje votash gjatë zgjedhjeve’. Në lidhje me të njëjtën ngjarje, në Stacionin Policor të Prilepit janë ftuar për bisedë informative edhe S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36), gjithashtu nga Krusheva me vendbanim në Prilep”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjithashtu, janë paraqitur disa denoncime për agjitacion gjatë procesit të votimit në disa vendvotime, por sipas autoriteteve, pas ndërmarrjes së masave të nevojshme, deri më tani nuk janë konfirmuar këto pretendime.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

olta shfaqet pa pike grimi mahnite me pamjen 68f4d6f850c93
Lajmi i mëparshëm

Olta shfaqet pa pikë grimi, mahnitë me pamjen

maqedoni e veriut zhvillohen zgjedhjet lokale 68f4e794067ee
Lajmi i radhës

Maqedoni e Veriut: Zhvillohen zgjedhjet lokale

Të fundit nga

ShkoLartë