mpb digjitalizon sherbimin per shpalljen e dokumenteve te humbura dhe te vjedhura 689fb094a010d

MPB digjitalizon shërbimin për shpalljen e dokumenteve të humbura dhe të vjedhura

August 16, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar një platformë të re digjitale për publikimin dhe shkëmbimin e të dhënave për dokumentet e humbura ose të vjedhura që shpallen në Gazetën Zyrtare.

Qëllimi është të përshpejtohet komunikimi mes institucioneve dhe t’u ofrohen qytetarëve shërbime më të shpejta dhe më efikase, duke kursyer kohë.

Me këtë sistem të ri, shkëmbimi i të dhënave nuk do të bëhet më me email, por përmes platformës kombëtare për ndërveprueshmëri.

Gazeta Zyrtare do t’i marrë çdo ditë automatikisht dokumentet e raportuara si të humbura ose të vjedhura dhe do t’i publikojë si të pavlefshme. Pas publikimit, MPB do t’i marrë po ashtu automatikisht këto të dhëna dhe do t’i përditësojë në sistemin e saj të brendshëm, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin më shpejt dokumente të reja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi i trump dhe putin ja mesazhi i zelensky t 689fb01cbbaf2
Lajmi i mëparshëm

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

ndryshimet ne fytyren e emma stone nga adoleshente e embel ne nje ikone te stilit dhe elegances 689fb238b241d
Lajmi i radhës

Ndryshimet në fytyrën e Emma Stone – Nga adoleshente e ëmbël në një ikonë të stilit dhe elegancës

Të fundit nga

ShkoLartë