mpb apelon te mos hapen linqe dhe mesazhe te dyshimta dhe te mos ndahen te dhena personale 696a4df7acf34

MPB apelon të mos hapen linqe dhe mesazhe të dyshimta dhe të mos ndahen të dhëna personale

January 16, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në periudhën e kaluar është vërejtur dukuria e sulmeve ‘fishing’ të cilat kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, mesazheve elektronike, ueb-faqeve dhe mesazheve në rrjetet sociale.

“Mesazhet zakonisht duken se vijnë nga burime të besueshme, siç janë bankat, institucionet shtetërore, kompanitë me reputacion të mirë, por kanë për qëllim që t’i mashtrojnë përdoruesit dhe t’i sigurojnë të dhënat e tyre personale ose financiare. Më të shpeshtat janë mesazhet e rreme SMS në lidhje me dërgesat e arritura me postë, ndërsa qëllimi kryesor është që të mblidhen të dhënat personale të pranuesit ose të detyrohet që të vizitojë faqen e internetit të rreme përmes së cilës duke lënë të dhënat e tij personale mund të shkaktohen shpërdorime të tjera të të njëjtave”, sqarojnë nga MPB.

Për lloje të këtilla mashtrimesh, vitin e kaluar në Sektorin për Krim Kompjuterik kanë arritur mbi 50 denoncime.

“U bëjmë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapen linqet dhe mesazhet e dyshimta, të mos ndahen asnjëherë të dhëna personale, siç janë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara, ta kontrollojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare, të përdorin autentifikimin dy faktorësh (2FA) për mbrojtjen shtesë të llogarive të tyre dhe t’i denoncojnë mesazhet e dyshimta tek institucionet kompetente ose në bankën kompetente”, potencojnë nga MPB-ja.

Theksojnë se Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdon në mënyrë aktive të hetojë dhe të ndërmarrë masa për zbulimin dhe sanksionimin e kryerësve të këtyre llojeve të mashtrimeve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsm paralajmeron proteste jo vetem pagat minimale por te gjitha pagat duhet te rriten 696a4d58b8b64
Lajmi i mëparshëm

LSM paralajmëron protestë: Jo vetëm pagat minimale, por të gjitha pagat duhet të rriten

nuk ka shtyrje gjysmevjetori i dyte fillon me 20 janar 696a4ebb1174c
Lajmi i radhës

Nuk ka shtyrje, gjysmëvjetori i dytë fillon më 20 janar

Të fundit nga

Joshua Sambunu transferohet të Kosova Dusseldorf

Kosova e Dusseldorfit synon të jetë sa më lartë në Landesliga. Kosova është përforcuar me futbollistin Joshua Sambunu.  I lartpërmenduri luan në pozitën e mbrojtësit dhe është me përvojë. Pjesën vjeshtore e
ShkoLartë