mpb 39 pjesetare te policise vepruan gabimisht ne rastet e stojance jovanovskit i dyshuar per nxitje te vetevrasjes se ivanes 69cb9ce192060

MPB: 39 pjesëtarë të policisë vepruan gabimisht në rastet e Stojançe Jovanovskit, i dyshuar për nxitje të vetëvrasjes së Ivanës

March 31, 2026
1 minut lexim

Gjithsej 39 pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme vepruan gabimisht në rastet e Stojançe Jovanovski, tani i akuzuar për nxitjen e vetëvrasjes së Ivanës, raportuara për dhunë në familje.
Nga Ministria e Brendshme thonë se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale gjeti mangësi në veprimet e 39 oficerëve të saj të policisë që vepruan mbi raportimet e dhunës në familje në rastin konkret.

“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale i dorëzoi një njoftim Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të gjitha informacionet shtesë, ju lutemi të kontaktoni prokurorinë kompetente”, thonë nga MPB për “Sloboden Peçat”.

Jovanovski është raportuar shumë herë nga gruaja e tij dhe të afërmit e saj se ai ishte i dhunshëm dhe agresiv, dhe kishte edhe raportime nga fqinjët, por edhe nga kalimtarët në hapësirat publike.

Stojançe Jovanovski akuzohet për nxitjen e Ivanës për të kryer vetëvrasje.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

drame ne bit pazar u rrah ne mes te dites perfundon ne spital 51 vjecari 69cb8214e03ed
Lajmi i mëparshëm

Dramë në Bit Pazar, u rrah në mes të ditës, përfundon në spital 51 vjeçari

italia ndalon zbarkimin e avioneve ushtarake amerikane ne bazen ajrore signorella 69cb9d42a69e4
Lajmi i radhës

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Të fundit nga

ShkoLartë