Edhe sot po vazhdon intervistimit i reperit Mozzik nga Dogana e Kosovës.
E gjithë kjo ka të bëjë me dy orë luksoze me të cilat u ndalua dy ditë më parë në Aeroportin e Prishtinës.
Dogana ka kërkuar shpjegime për burimin e të hyrave me të cilat janë blerë orët, si edhe origjinën e saktë të transaksionit.
Nga pamjet e Indeksonline shihet Mozzik duke hyrë në Doganë nën shoqërimin e avokatit të tij, Arianit Koci.
Ndërkohë, kujtojmë se Mozzik është bërë pjesë e lajmeve pas bllokimit të dy orëve luksoze nga autoritetet doganore në Aeroportin e Prishtinës. Bëhet fjalë për një orë Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë totale mbi 1.3 milionë euro. Sipas Doganës së Kosovës, aksesorët nuk ishin deklaruar në hyrje të vendit, çka ka çuar në sekuestrimin e tyre.
Aktualisht, orët ndodhen në posedim të njësive doganore, deri në një vendim të mëtejmë nga Prokuroria.
Burimi: botasot.info


