Një grua është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj pas një mosmarrëveshjeje në Rahovec.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 20:00. Viktima, femër kosovare, ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rahovec 01.09.2026, 20:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
Burimi: botasot.info


