Situata meteorologjike në Shqipëri parashikohet me vranësira, të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar do e shoqërojnë vendin që në orët e para të 24-orëshit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim, reshjet do të vijnë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Nga orët e mesditës e pasdite, reshjet pritet të mbeten prezente, por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–perëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësinë deri 12 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1–3 ballë.
Burimi: botasot.info


