moti sot me diell dhe vranesira te pakta 685f881900abd

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta

June 28, 2025
1 minut lexim

Gjatë ditëve të fundit, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, territori ynë ishte përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura maksimale ditore që janë luhatur ndërmjet 29-39 gradë Celsius.

IHMK thotë se kjo situatë meteorologjike është karakterizuar nga masat ajrore të nxehta, të cilat kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të temperaturave mbi vlerat e mesatareve për këtë periudhë të vitit.

Por, sipas parashikimeve sinoptike, gjatë fundjavës pritet një ndryshim i theksuar i kushteve atmosferike, i cili do të shoqërohet me një rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale.

“Ky ndryshim lidhet me depërtimin e masave ajrore më të freskëta nga veriu dhe veriperëndimi i kontinentit, të cilat do të ndikojnë në stabilizimin gradual të motit”, thotë IHMK-ja.

Instituti thotë se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29radë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, tha IHMK-ja.

Me gjithë uljen e temperaturave maksimale këtë fundjavë, instituti thotë se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHP-së mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

senati i jep trumpit autoritetin per te urdheruar operacione te reja ushtarake ne iran pa autorizimin e kongresit 685f8133bd9ea
Lajmi i mëparshëm

Senati i jep Trumpit autoritetin për të urdhëruar operacione të reja ushtarake në Iran pa autorizimin e Kongresit

sa kushtoi dasma e shekullit martesa e jeff bezos dhe lauren sanchez i dhuroi venecias 957 milione euro 685f89450620a
Lajmi i radhës

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias… 957 milionë euro

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë