moti potencialisht i rrezikshem instituti hidrometeorologjik del me paralajmerim 6921c4f2b9234

​Moti potencialisht i rrezikshëm, Instituti Hidrometeorologjik del me paralajmërim

November 22, 2025
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka ngritur alarmin në të verdhë, kur moti është potencialisht i rrezikshëm, për shkak të mundësisë që të reshurat e shiut të shkaktojnë daljen e lumenjve nga shtretërit e tyre dhe të krijohen vërshime.

Sipas Institutit, priten të reshura shiu 20 milimetra për metër katror brenda një periudhe 12-orëshe.

“Aktualisht lumenjtë në tërë vendin kanë pësuar rënie, por reshjet e shiut, të cilat parashikohen të bien gjatë orëve në vazhdim, sidomos në pjesën lindor, Pellgu i Moravës së Binçës, do të ndikojnë në ngritjen e nivele sidomos atyre malore dhe rrjedhimisht edhe lumin Morava, të cilat mund të shkaktojnë vështrime. Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore, Pellgu i llapit, qendrore, Sitnica dhe jugore, Pellgu i Lepencit.

Instituti bën të ditur se ky njoftim ka ardhur nga Sistemi Evropian i Parashikimit të motit EFAS, Modeli për parashikimin e përmbytjeve PANTA RHEI dhe të dhënat nga rrjeti shtetëror i stacioneve hidrometeorologjike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës fton qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë të informuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plani i paqes qe mund te ndryshoje fatin e ukraines cfare dihet deri me tani 6921c4023c753
Lajmi i mëparshëm

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

vdes aktori ne moshen 33 vjecare luajti rolin e djalit te john travolta s 6921c61534488
Lajmi i radhës

​Vdes aktori në moshën 33-vjeçare, luajti rolin e djalit të John Travolta-s

Të fundit nga

ShkoLartë