Fundjava parashihet me kushte stabile meteorologjike dhe temperatura tipike verore.
Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej një deri në pesë metra për sekondë.
Të dielën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në shtatë metra për sekondë, raporton KosovaPress.
Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, andaj këshillohet të respektohen këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Burimi: botasot.info


