moti per sot reshje shiu e renie drastike e temperaturave ne gjithe vendin 686e08a258f3c

Moti për sot: Reshje shiu e rënie drastike e temperaturave në gjithë vendin

July 9, 2025
1 minut lexim

Sot parashikohet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë dhe të fuqishëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave, duke gjeneruar herë pas here reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 26°C. Megjithatë, pritet një ulje drastike e temperaturave gjatë ditës. Fillimisht, masa e ftohtë ajrore do të godasë pjesën veriore të Kosovës që në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rënie drastike të temperaturave, nën 15°C.

Gjatë ditës, kjo rënie do të shtrihet edhe në drejtim të jugut, ku pritet një ndryshim i ndjeshëm dhe i shpejtë i kushteve termike, duke i dhënë fund përkohësisht stabilitetit dhe ngrohtësisë që ka mbizotëruar javëve të fundit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

numri i te vdekurve nga protesta e fundit antiqeveritare ne kenia rritet ne 31 686e019b5bbeb
Lajmi i mëparshëm

Numri i të vdekurve nga protesta e fundit antiqeveritare në Kenia rritet në 31

mos u lyeni me kos ja si te veproni kur digjeni nga dielli 686e0993410a2
Lajmi i radhës

Mos u lyeni me kos, ja si të veproni kur digjeni nga dielli

Të fundit nga

ShkoLartë