Moti për javën e ardhshme

min lexim

Mot më stabil gjatë javës, me diell e vransira. Të hënën me mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat pas rënies në fillim të javës shënojnë rritje deri në 30C ditën e enjte, parashikon “Prishtina Weather”.

11.09.2022 – Mot më stabil po parashihet mbi vend gjatë javës në vijim.  Do të ketë intervale më të gjata me diell, por edhe vransira kalimtare që ditën e hënë mund të shfaqin kushte edhe për riga lokale shiu.  Mëngjeset do të jenë më të freskëta, që viseve të ulëta edhe mund të paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë.

Cilësia e ajrit do të mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira gjatë ditëve vijuese.  Ditën e mërkurë me ngrohje të motit dhe intervale më të gjata me diell, koncentrimet e ozonit sipërfaqësor shënojnë rritje që çojnë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare në disa stacione.

Datat:

12.09 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.  Vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu. Viseve të ulëta në mëngjes mund të ketë edhe kushte për mjegull/mjegullinë.

13.09 – Kryesisht me diell, pasdite edhe vransira kalimtare.

14.09 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.

15.09 – Nxehtë, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.

14.09 – Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat fillimisht do të jenë të ulëta, duke shënuar një rritje të ndjeshme në pjesën e dytë të javës.  Minimalet zbresin edhe deri në 8C e 9C ditëve të para, e më pas rriten deri në 16C ditën e premte.  Edhe temperaturat maksimale në rënie, të hënën kapin vlera prej 20C e 22C, e deri të enjten shënojnë rritje në 30C.  

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s, e nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin në jugperëndim e shënon shpjetësi edhe deri në 13m/s ditën e premte.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e nga e premta me tendencë të rënies.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zhan Mitrev, zbulohen edhe 60 raste të hemo-filtrimit

Story i radhës

Gjilani në presion të Prishtinës

Të fundit nga