moti ne shqiperi me vranesira reshje shiu dhe shtrengata 69328bb75141d

Moti në Shqipëri me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

December 5, 2025
1 minut lexim

Shqipëria do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites, reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës, do të ketë dhe shtrëngata afatshkurtra.

Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

 Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputetja imerlije saliu ne turqi u diskutua avancimi i grave dhe thellimi i bashkepunimit nderparlamentar mes dy vendeve 69322e3a50bd4
Lajmi i mëparshëm

Deputetja Imerlije Saliu në Turqi: “U diskutua avancimi i grave dhe thellimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve”

mbappe sfidon rekordin historik te ronaldos 69328c18585c9
Lajmi i radhës

​Mbappé sfidon rekordin historik të Ronaldos

Të fundit nga

ShkoLartë