moti ne shqiperi me reshje shiu dhe bore ulen temperaturat 6960b04fa4e08

Moti në Shqipëri, me reshje shiu dhe bore, ulen temperaturat

January 9, 2026
1 minut lexim

Sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

azizi dhe durmishi ne gradec e gjithe rinia ne kembe ne mbeshtetje te zuli demirit 69604df8cc76f
Lajmi i mëparshëm

Azizi dhe Durmishi në Gradec: E gjithë rinia në këmbë në mbështetje të Zuli Demirit

zjarri masiv ne kryeqytet tek ish uzina dinamo ende ka riaktivizime vatrash 6960b14385036
Lajmi i radhës

Zjarri masiv në kryeqytet tek ish- uzina Dinamo, ende ka riaktivizime vatrash

Të fundit nga

ShkoLartë