Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.
Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat minimale do të regjistrohen në vlerën 5 gradë celcius, ndërsa temperaturat maksimale në vlerën 23 gradë celcius.
Burimi: botasot.info


