moti ne shqiperi do te jete i kthjellet 68abf6957f765

Moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët

August 25, 2025
1 minut lexim

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.

Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të herëpashershme shiu, ndërsa në relievet më të larta priten shtrëngata afatshkurtra. Pas orëve të pasdites, moti rikthehet sërish i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare do të ketë intensifikime të përkohshme deri në 12 m/s.

Deti parashikohet i qetë, me valëzim të ulët, të forcës 1-2 ballë. SHMU këshillon ndjekjen e përditësimeve të vazhdueshme për informacion të saktë mbi kushtet meteorologjike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia malazeze thote se e ka zbuluar plantacionin me te madh te droges 68aba3b9a14af
Lajmi i mëparshëm

Policia malazeze thotë se e ka zbuluar plantacionin më të madh të drogës

rodrygo hedh fanellen ne toke nga frustrimi pas zevendesimit te hershem kunder oviedos 68abf6f7ba9a8
Lajmi i radhës

Rodrygo hedh fanellën në tokë nga frustrimi pas zëvendësimit të hershëm kundër Oviedos

Të fundit nga

ShkoLartë