moti ne kosove rrebeshe shiu vetetima dhe mundesi per bresher 688fdf0660026

Moti në Kosovë: Rrebeshe shiu, vetëtima dhe mundësi për breshër

August 4, 2025
1 minut lexim

Kosova dhe rajoni do të përballen me destabilizim të fuqishëm të motit në ditët në vijim, sipas parashikimit të publikuar nga MeteoBallkan.

Gjatë natës dhe mëngjesit, në Kosovë pritet të ketë zhvillime të rrebesheve apo stuhive të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën, moti do të jetë veçanërisht i paqëndrueshëm.

Paradite do të ketë intervale me diell dhe vranësira lokale, ndërsa gjatë ditës dhe pasdites pritet shtim i vranësirave dhe zhvillime të fuqishme konvektive që do të sjellin rrebeshe të fuqishme shiu, vetëtima, bubullima dhe mundësi për breshër.

Në disa zona, këto rrebeshe mund të jenë të intensitetit të lartë, të shoqëruara me shtrëngata lokale.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme në të gjitha viset.

Situata e paqëndrueshme pritet të prekë edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi.

Përveç intervaleve me diell, në këto zona do të zhvillohen vranësira të dendura me reshje lokale, vetëtima, bubullima dhe mundësi për breshër. Shkarkimet atmosferike dhe reshjet do të jenë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë, varësisht nga intensiteti i konvekcioneve lokale.

E marta do të vijojë me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët.

Priten periudha me diell, por edhe rrebeshe të përkohshme shiu me vetëtima dhe bubullimë, sidomos në disa rajone të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të mërkurën, atmosfera do të nisë të stabilizohet gradualisht, megjithatë nuk përjashtohen reshjet e izoluara në disa zona.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasadori shqiptar ne rmv thirrjet fyese ne kumanove alarm per te gjithe ne 688fde8e5856c
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori shqiptar në RMV: Thirrjet fyese në Kumanovë, alarm për të gjithë ne

ish banori i bbvk ribashkohet me djalin pas tre vitesh e gjysme 688fe032773d8
Lajmi i radhës

Ish-banori i “BBVK” ribashkohet me djalin pas tre vitesh e gjysmë

Të fundit nga

ShkoLartë