Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike, raporton KosovaPress.
Të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.
Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.
Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme.
E hënë
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 10 deri në 13 gardë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në shtatë metra për sekondë.
E martë
Mot i vranët dhe me interval diellore. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në gjashtë metra për sekondë.
E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 9 e12 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë.
E enjte
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të variojnë nga minus 1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet minus dy deri në zero gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Burimi: botasot.info


