1
Shkup, 26 korrik – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 36 deri në 43 gradë Celsius.
Edhe në Shkup do të jetë me diell dhe shumë nxehtë, pasdite me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bjerë deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 43 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometerologjike (DPHM), nesër dhe në gjysmën e parë të javës së ardhshme do të ketë ndryshim të gjendjes së motit. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostavilitetit me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Era do të ndryshojë drejtim në veri, ndërsa temperatura ditore do të jetë në rënie.
Burimi: zhurnal.mk


