moti i vranet dhe me reshje shiu 68e4af74adcbc

Moti i vranët dhe me reshje shiu

October 7, 2025
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për ditën e sotme, duke bërë të ditur se vendi do të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas njoftimit të IHMK-së, moti do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga të herëpashershme shiu.

Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme, me vlera minimale që do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 9°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me një shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë, duke sjellë një ndjesi më të freskët në gjithë territorin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania vendos lasere ne aeroportin e mynihut per tu mbrojtur nga dronet 68e4a89545b3e
Lajmi i mëparshëm

Gjermania vendos laserë në aeroportin e Mynihut për t’u mbrojtur nga dronët

jennifer lopez vihet ne siklet kur pyetet per divorcin nga ben affleck 68e4b0936e8d5
Lajmi i radhës

Jennifer Lopez vihet në siklet kur pyetet për divorcin nga Ben Affleck

Të fundit nga

ShkoLartë