moti i paqendrueshem sot ne shqiperi reshjet do te shtrihen ne pjesen me te madhe te territorit 68f0849960512

Moti i paqëndrueshëm sot në Shqipëri, reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit

October 16, 2025
1 minut lexim

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas me shtim vranësirash mesatare deri të dendura. 

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug e gradualisht reshjet e shiut do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, me ndërprerje. 

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri 16 m/s. 

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2–3 ballë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti u largova nga bdi pasi partia u tjetersua u kap nga grubi dhe osmani 68f04a5069d6f
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: U largova nga BDI pasi partia u tjetërsua, u kap nga Grubi dhe Osmani

dita boterore e ushqimit 68f08505a96d5
Lajmi i radhës

Dita Botërore e Ushqimit

Të fundit nga

ShkoLartë