moti i mire vlora mbushet me turiste ende pa nisur sezoni 69d264e63a991

Moti i mirë, Vlora mbushet me turistë ende pa nisur sezoni

April 5, 2026
1 minut lexim

Ende pa nisur zyrtarisht sezoni, bregdeti shqiptar ka filluar të mbushet me turistë nga vende të ndryshme.

E diela, ka qenë e ngarkuar me vetura që ia kanë mësyrë Vlorës, për të kaluar fundjavën.

Ngritja e temperaturave ka bërë që shumë pushues kanë zgjedhur plazhet e Vlorës dhe zonat jugore të Shqipërisë për pushim, duke rritur ndjeshëm fluksin e automjeteve.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se ngarkesa e lartë në akset kryesore ka sjellë vonesa në qarkullim.

Në mesin e atyre që kanë zgjedhur Shqipërinë për ta kaluar fundjavën ka pasur edhe qytetarë nga Kosova.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fahrije hoti lidershipi i osmanit forcoi zerin e kosoves ne bote 69d263f7de659
Lajmi i mëparshëm

Fahrije Hoti: Lidershipi i Osmanit forcoi zërin e Kosovës në botë

puthje dhe perqafime ne los angeles mes dakota johnson dhe partnerit te saj te ri 69d2667770180
Lajmi i radhës

Puthje dhe përqafime në Los Angeles mes Dakota Johnson dhe partnerit të saj të ri

Të fundit nga

ShkoLartë