moti i keq vazhdon rrezik per permbytje ne zonat veriore dhe qendrore 69581e75af03f

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

January 2, 2026
1 minut lexim

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka njoftuar qytetarët për reshje intensive sot pasdite (2 janar) dhe nesër (3 janar), kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në Shkodër dhe Kukës priten vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël dhe rrëshqitje dherash, ndërsa në zonat urbane mund të ketë përmbytje të lokalizuara.

Reshje intensive priten gjithashtu në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, me mundësi shtrëngatash. Në zonat malore dhe Alpe do të bjerë dëborë.

Temperaturat më 3 janar:

Bregdeti: 10–16 °C

Vendet e ulëta: 7–15 °C

Vendet malore: 3–11 °C

Era pritet mesatare deri e fortë në bregdet. IGJEO u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agjencia e kadastres e permbylli vitin 2025 me mbi 1 040 000 lende te zgjidhura 695811fc4c3a9
Lajmi i mëparshëm

Agjencia e Kadastrës e përmbylli vitin 2025 me mbi 1.040.000 lëndë të zgjidhura

nuk e mohon 69581ed9f3c75
Lajmi i radhës

Nuk e mohon

Të fundit nga

ShkoLartë