moti i keq rreshqitje dherash dhe probleme me energjine ne qarkun e kukesit 68ff4398c1e2a

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

October 27, 2025
1 minut lexim

Edhe mëngjesin e sotëm, qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu dhe erëra të forta.



Pas orës 08:00, reshjet e shiut janë ndërprerë, por në disa akse rrugore rurale dhe kombëtare janë shënuar rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, disa rrugë rurale të fshatrave të Kukësit, si Lojme, Bele, Cërnalevë, Oreshkë, Zapot, Orgjost, Nimçë etj., kanë pësuar dëmtime për shkak të shembjeve të dherave.

Ndërkohë, në akset kombëtare Kukës–Bushticë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë dhe Fierëz, ka prezencë të gurëve të rënë në rrugë.

Disa fshatra të zonave të thella të Kukësit vijojnë të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Megjithatë, reshjet e shiut kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të situatës hidrike në Liqenin e Kukësit, si rezultat i rritjes së ndjeshme të prurjeve në lumenjtë Drini i Zi, Drini i Bardhë dhe lumi Luma.

Rrënojat e Kukësit të Vjetër, që ndodhen në këtë basen, tashmë janë mbuluar nga uji. Pamjet tregojnë se niveli i ujit po rritet me disa metra në ditë, duke i dhënë një frymëmarrje prodhimit të energjisë elektrike në vend, pas periudhës së thatësirës së tejzgjatur.

Situata në Qarkun Kukës deri më tani:

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.

Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Nga subjektet kontaktore është punuar gjatë gjithë ditës për pastrimin dhe mbajtjen e tyre funksionale.

  • Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
  • Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
  • I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç, Nj. Adm Zapod, Topojan, Shishtavec, Kolsh Surroj dhe Malzi bashkia Kukës, Nj. Adm Llugaj dhe fshati Pac Nj. Adm. Bytyç bashkia Tropojë dhe Nj. Adm Golaj bashkia Has.
  • Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjedhja ne muzeun e luvrit adn ja zhbllokoi hetimet dhe zbuloi autoret e grabitjes 68ff408a0285e
Lajmi i mëparshëm

Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

permbytje ne disa zona te prizrenit totaj ne terren per ti ndihmuar qytetaret 68ff45ae8e3eb
Lajmi i radhës

Përmbytje në disa zona të Prizrenit, Totaj në terren për t’i ndihmuar qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë