moti i keq probleme ne kukes renie guresh dhe inerte ne rrugen e kombit 68fe4676927f5

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

October 26, 2025
1 minut lexim

Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur në orët e para të së dielës veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginat. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale.



Në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, ndërsa në disa pjesë të rrugës janë regjistruar rënie gurësh dhe inerteve. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy pika të tjera, respektivisht në hyrje të qytetit të Kukësit dhe pranë Urës së vjetër mbi Drinin e Zi, janë shënuar rënie gurësh dhe dherash. Ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe largimin e materialeve, ndërsa segmenti hyrës në qytet u përmbyt përkohësisht nga uji.

Për shkak të rrëshqitjeve dhe prezencës së ujit, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet e mundshme. Nga ana tjetër, reshjet e fundit janë të mirëpritura për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare  pasi pritet të ndihmojnë në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit, i cili ndodhej prej javësh në nivel kritik për shkak të mungesës së reshjeve.

Kjo situatë ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, që zakonisht mbeten nën ujërat e liqenit. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, rënie gurësh dhe

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia thote se samiti trump putin kerkon shume detyra shtepie 68fe41b4867b6
Lajmi i mëparshëm

Rusia thotë se samiti Trump-Putin kërkon “shumë detyra shtëpie”

veshalli per here te pare nje rom propozohet per vendimmarrje ne qeveri 68fe489942691
Lajmi i radhës

Veshalli: Për herë të parë një rom propozohet për vendimmarrje në Qeveri

Të fundit nga

Trazira në derbin e Kolumbisë, 59 të plagosur

Një total prej 59 personash u plagosën, përfshirë shtatë oficerë policie, në dhunën që shpërtheu pas finales midis dy klubeve kolumbiane Atletico Nacional dhe Deportivo Independiente Medellin, e luajtur në stadiumin ‘Atanasio Girardot’.
ShkoLartë