moti i keq prek edhe fierin 27 banesa nen pushtetin e ujit nga dalja e lumit vjose nga shtrati 695f7be3cd71e

Moti i keq prek edhe Fierin, 27 banesa nën pushtetin e ujit nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati

January 8, 2026
1 minut lexim

Mëngjesin e sotëm 27 banesa në fshatin Ferras janë nën pushtetin e ujit dhe sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, nga dalja e shtratit të lumit Vjosë.

Banorët pohojnë se situata filloi të bëhej alarmante duke filluar që nga mbrëmja e djeshme ndërsa kanë mundur të nxjerrin në rrugë bagëtitë dhe mjetet bujqësore.

Sipas kryeplakut të fshatit, Zani Hyka, situata paraqitet e rënduar për momentin ku nga 27 banesat e përmbytura 15 janë të banueshme ndërsa është kërkuar evakuimi i një banori të sëmurë drejt banesave sociale të bashkisë Fier.

Ndërkohë problem madhor mbetet kolektori i Martinës pasi ka arritur në kuotat maksimale dhe nëse del nga shtrati rrezikohen 160 familje.

Ndërkohë banorët që rrezikohen ndihen të alarmuar pasi një situatë të tillë nuk e kanë parë prej 6 vitesh.

Ndërkohë në terren përveç strukturave të emergjencave civile kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rruge te bllokuara dhe ngrica pezullohet mesimi ne tre fshatra ne kukes 695f7ae6ccafc
Lajmi i mëparshëm

Rrugë të bllokuara dhe ngrica, pezullohet mësimi në tre fshatra në Kukës

is xrp poised to surpass bitcoin key data reveals rare signals anchor mining helps xrp holders earn 4399 daily 695f7c0e60723
Lajmi i radhës

Is XRP poised to surpass Bitcoin? Key data reveals rare signals; Anchor Mining helps XRP holders earn $4,399 daily

Të fundit nga

ShkoLartë