moti i keq pezullohet lundrimi i anijeve te peshkimitshtyhet udhetimi i tragetit 69257f14e47fb

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

November 25, 2025
1 minut lexim

Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim, është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur deri ditën e nesërme ora 6:00.



Ndërkohë nga ana tjetër sipas burimeve bëhet me dije se trageti i linjës Vlorë-Brindsi ka mbërritur në port, por nisja do të shtyhet për nesër në orën 13:00 sërish për shkak të kushteve atmosferike.

Njoftimi i plotë

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 25-26.11.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri në 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, ju bëjmë me dije se :

  1. Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 deri në datë 26.11.2025 në orën 06:00.
  2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të vlorës të marin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
  3. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
  4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
  5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës26.11.2025.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

finalizimi i marreveshjes se paqes me trump kievi e konfirmon zelensky do te udhetoje drejt shba ditet ne vijim 69257c072e273
Lajmi i mëparshëm

Finalizimi i marrëveshjes së paqes me Trump, Kievi e konfirmon: Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA ditët në vijim

macron evropianet te vetmit qe duhet te vendosin se cfare te bejne me asetet ruse 69258044793fa
Lajmi i radhës

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë