moti i keq permbyten disa banesa ne vaun e dejes 68fe0e39ee7e3

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

October 26, 2025
1 minut lexim

Reshje të shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër, duke shkaktuar probleme në disa zona. Sipas Prefektit të Qarkut, situata më problematike paraqitet në bashkinë e Vaut të Dejës ku raportohen përmbytje banesash në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel. Sipas raportimeve të deritanishme, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe për pasojë rrezikon përmbytjen e 1/3 së territorit të qytetit.



Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar rënie gurësh dhe inertesh në rrugët rurale, si dhe prezencë uji në disa akse rrugore.

Ndërkohë, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë njofton se, pavarësisht reshjeve shumë intensive prej rreth 150 mm në 24 orët e fundit, nuk janë konstatuar probleme në kanalet e kullimit, argjinaturat mbrojtëse apo në digën e rezervuarit Shtoder.

Në njësinë administrative Gur i Zi (qendër) po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika, si edhe janë vënë në dispozicion mjete shtesë për ndërhyrje.

“Gjatë gjithë natës Shkodra është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar disa problematika në njësitë administrative Bërdicë dhe Gur i Zi. Në terren janë angazhuar 3 mjete në zonën e Gurit të Zi dhe 2 mjete në Bërdicë, ndërsa ekipet e Bashkisë Shkodër po punojnë pa ndërprerje për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit shumë shpejt”, njofton kryebahskikau Beci.

Autoritetet njoftojnë se gjendja vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për ndërhyrje në rast përkeqësimi të situatës.

Reshje të dendura në Shkodër, përmbyten banesa në Vaun

Reshje të dendura në Shkodër, përmbyten banesa në Vaun

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fqinjet e rusise gati per lufte letonia zgjohet me tabela qe orientojne njerezit se si mund te fshihen neper bunkere 68fe0b29495db
Lajmi i mëparshëm

Fqinjët e Rusisë gati për luftë, Letonia zgjohet me tabela që orientojnë njerëzit se si mund të fshihen nëpër bunkerë

rita ora mahnit me look un e ri biond ne stilin e marilyn monroe 68fe11744c7bb
Lajmi i radhës

Rita Ora mahnit me look-un e ri biond në stilin e Marilyn Monroe

Të fundit nga

ShkoLartë