moti i keq permbyt bankokun autoritetet shpallin gjendje katastrofe ne te gjitha distriktet e kryeqytetit tajlandez 6ab779d468337

Moti i keq përmbyt Bankokun, autoritetet shpallin gjendje katastrofe në të gjitha distriktet e kryeqytetit tajlandez

September 26, 2026
1 minut lexim

Autoritetet e Bangkokut shpallën gjendje katastrofe në të 50 distriktet e kryeqytetit tajlandez për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Gjendja e katastrofës, e cila u lejon autoriteteve lokale të marrin masa emergjente, u shpall pasi gati 300 milimetra shi kanë rënë në kryeqytetin tajlandez që nga e enjtja, sipas Guvernatorit të Bangkokut, Sangchart Sittiphun.

“Niveli i ujit nuk ka pushuar së rrituri. Tani është e vështirë të dalësh jashtë. Më ka arritur deri në bel”, tha për AFP-në Somkind Pheu-ngam, një shitës 67-vjeçar që jeton pranë qendrës.

“Nuk mund të shkoj askund. Kam qenë i mbyllur për dy ditë”, vazhdoi ai, duke thënë se nuk ka parë përmbytje të tilla në qytet prej 15 vitesh.

Shiu i vazhdueshëm që nga pasditja e së enjtes ka përmbytur rrugët dhe ka shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në kanalet e Bangkokut, ndërsa uji ka hyrë në shumë ndërtesa të vendosura pranë tyre.

Sipas guvernatorit, pjesa lindore e qytetit ka qenë më e prekura.

“Po bie ende shi dhe ne po bëjmë çmos. Po përpiqemi të largojmë ujin, por kanalet janë plot”, u tha ai gazetarëve.

Ai u bëri thirrje pacientëve që janë të shtrirë në shtëpi dhe varen nga furnizimet mjekësore jetësore të marrin në konsideratë pranimin dhe qëndrimin e përkohshëm në spital.

Në vitin 2011, përmbytjet e mëdha në të gjithë Tajlandën vranë më shumë se 500 njerëz dhe dëmtuan miliona shtëpi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet ne rinas 53 vjecari ukrainas ishte shpallur ne kerkim per trafik droge 6ab77971a58e7
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas, ishte shpallur në kërkim për trafik droge

dalin pamjet dua lipa ne peje mysafire ne nje dasme 6ab77a9c38d60
Lajmi i radhës

Dalin pamjet: Dua Lipa në Pejë, mysafire në një dasmë

Të fundit nga

Ministrja Gërvalla mban konferencë për media

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, konferenca do të mbahet në orën 14:00, në ndërtesën e ish-Rilindjes. Në
ShkoLartë