moti i keq ne vend shirat e dendur permbysin qytetin e lezhes 68b2e8b2da72a

Moti i keq në vend, shirat e dendur përmbysin qytetin e Lezhës

August 30, 2025
1 minut lexim

Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës.



Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

makina merr perpara turmen e njerezve ne france pas sherrit ne nje lokal 1 viktime dhe 5 te plagosur 2 prej tyre ne gjendje te rende 68b2e5b0000cb
Lajmi i mëparshëm

Makina merr përpara turmën e njerëzve në Francë pas sherrit në një lokal, 1 viktimë dhe 5 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

gordon ramsay kalon neper nje operacion per kancerin e lekures mesazhi i tij per fansat 68b2ebf76d412
Lajmi i radhës

Gordon Ramsay kalon nëpër një operacion për kancerin e lëkurës: Mesazhi i tij për fansat

Të fundit nga

ShkoLartë