moti i keq ne sarande shperthejne ujerat e zeza 68b320f2b073c

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

August 30, 2025
1 minut lexim

Situatë e pazakontë nga moti i keq në Sarandë. Stuhia e fortë e erës dhe shiut jo vetëm ka shkaktuar përmbytje në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit bregdetar, por intensiteti i shkarkimeve ka sjellë edhe bllokimin e kanaleve të ujërave të zeza.



Pusetat kanë shpërthyer duke nxjerrë ujërat e zeza në sipërfaqe. Sipas pamjeve që Report Tv ka siguruar, shihet se shirat përmbytin rrugën ‘Jonianët’ në Sarandë, ku nga pusetat kanë shpërthyer ujërat e zeza.

Gjithashtu rrëkeja e ujërave ka vërshuar edhe nga shkallët karakteristike të qytetit, ku disa qytetarë e kanë sfiduar përmbytjen duke përveshur pantallonat dhe zbathur.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kokaine mijera euro dhe nje makine luksoze kush eshte 34 vjecarja moderatore dhe influencuese qe kishte lidhje me kriminelet 68b31dea7b321
Lajmi i mëparshëm

Kokainë, mijëra euro dhe një makinë luksoze… kush është 34-vjeçarja ‘moderatore dhe influencuese’ që kishte lidhje me kriminelët

sabrina carpenter ish te dashurit ndihen te kenaqur kur shkruaj kenge per ta 68b3243c6ba66
Lajmi i radhës

Sabrina Carpenter: Ish-të dashurit ndihen të kënaqur kur shkruaj këngë për ta

Të fundit nga

ShkoLartë