moti i keq ne pogradec 7 ura te demtuara evakuohen 6 familje bashkia ndan ndihma 69221732a37f8

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

November 22, 2025
1 minut lexim

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga përmbytjet.



Vetëm në qytetin e Pogradecit do të trajtohen me paketa ushqimore 62 familje, të cilat kanë pësuar dëme të shumta në banesat e tyre si pasojë e vërshimeve të ujit.

Ndërkohë, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Pogradec, Dritan Babasuli, në fshatin Rëmenj janë evakuuar 6 familje, të cilat do të përfitojnë bonus qeraje nga bashkia deri në momentin që banesat e tyre të rikonstruktohen dhe të bëhen sërish të banueshme.

Nga verifikimet paraprake në terren rezulton se janë prekur rreth 62 banesa, ndërsa janë evakuuar 6 familje. Janë dëmtuar gjithashtu 7 ura, si dhe është prekur rrjeti rrugor në disa akse, përfshirë rrugën për në fshatin Grunjas dhe rrugë dytësore në zonat rurale të njësive administrative Çërravë, Buçimas dhe Mokër.

Bashkia Pogradec bën me dije se situata vijon të monitorohet dhe ekipet janë në terren për vlerësim të plotë të dëmeve dhe ndërhyrje sipas nevojës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samiti per klimen ne brazil miratohet marreveshja jo detyruese per te reduktuar lendet djegese fosile 6922142986888
Lajmi i mëparshëm

Samiti për klimën në Brazil, miratohet marrëveshja jo-detyruese për të reduktuar lëndët djegëse fosile

banoret e kalabrise mbledhin fonde komuna sndihmon 692219512ee8b
Lajmi i radhës

Banorët e “Kalabrisë” mbledhin fonde – Komuna s’ndihmon

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë