moti i keq ne indi 33 viktima dhe mbi 5 mije te evakuuar ne rajonin e kashmirit 68af49c7181f0

Moti i keq në Indi, 33 viktima dhe mbi 5 mijë të evakuuar në rajonin e Kashmirit

August 27, 2025
1 minut lexim

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën në rajonin himalajan të Jammu dhe Kashmir, në Indinë veriperëndimore, në përmbytje dhe rrëshqitje toke të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, thanë autoritetet lokale.



Shirat përfshinë një rrugë që të çon në tempullin hindu Vaishno Devi, duke marrë me vete 33 persona, tha për AFP një zyrtar përgjegjës për operacionet e shpëtimit.

Dy rajone në Indi kanë regjistruar reshje rekord, tha Departamenti Meteorologjik Indian.

Jammu dhe Udhampur regjistruan reshjet e tyre më të larta në 24 orë sot, pasi qyteti i Jammu-t regjistroi 296 mm shi, 9% më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 1973 dhe Udhampur regjistroi 629.4 mm shi, 84% më shumë se rekordi i vitit 2019.

Shirat e rrëmbyeshëm në rajonin e administruar nga India kanë shkaktuar kaos, me përmbytje të menjëhershme që rrëmbejnë ura dhe rrugë, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në rajonin e Jammu, tha qeveria lokale të martën.

Shkollat ​​u mbyllën dhe shefi rajonal, Omar Abdullah, tha se autoritetet po përballeshin me “komunikime pothuajse inekzistente”.

Sipas zëdhënësit të qeverisë federale në rajon, Manoj Sina, më shumë se 5,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre sot.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

operacioni i spak imt pas arrestimit te punonjesve jane shkarkuar nga detyra 68af48933f478
Lajmi i mëparshëm

Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

pergjithmone vetem shenjat e horoskopit qe nuk duan dhe nuk do te kene nje lidhje 68af4bdce2732
Lajmi i radhës

“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Të fundit nga

ShkoLartë