moti i keq ne greqi shenohen dy viktima deme dhe permbytje ne athine dhe ne zonat bregdetare 69712e2d10f8b

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
1 minut lexim

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima.

Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.

Viktima e dytë është një grua e cila u gjet e vdekur në zonën Glifadha të Athinës. Dëshmitarë okularë thanë se viktima u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit të shirave të shumta që ranë gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.

Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.

Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.

Pamjet janë marrë nga qendra e Athinës ku reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë dhe kryqëzime si dhe nga zona e Patrës ku era e fortë ka pezulluar kalimin lundrimin nga dhe drejt porteve të Jonit dhe drejt Italisë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekretari i nato s i del ne krah trump it ka te drejte duhet ta mbrojme arktikun nga kina dhe rusia 69712c773f539
Lajmi i mëparshëm

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

proteste ne prishtine per parkingje dhe hapesira te gjelbra 6971335023e95
Lajmi i radhës

Protestë në Prishtinë për parkingje dhe hapësira të gjelbra

Të fundit nga

ShkoLartë